E BUJSHME/ Zbulohet arsyeja e vërtetë e anullimit të vizitës Netanjahut në Tiranë

0
120

Një ditë më parë në media u bë publike vendimi i Qeverisë e cila dëboi dy diplomatë iranianë, të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje me një sulm terrorist të planifikuar në Shqipëri, gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, në shtator të vitit 2016. Por “standard” zbulon se ky vendim i Qeverisë ka qenë i vonuar pasi kjo ka qenë një kërkesë e hershme për këta diplomatë.

Gazeta mëson se mos dëbimi i këtyre dy diplomatëve iranianë ka qenë arsyeja kryesore e anullimit të vizitës nga kryeministri izraelit në Tiranë Benjamin Netanjahu. Ndërsa në atë kohë ai zhvilloi një turn në të gjithë Ballkanin në nëntor, por e vetmja ndalesë që kryeministri izraelit nuk bëri ishte në Tiranë. Në atë kohë u aludua shumë për arsyet e këtij refuzimi, por sot mësohet se arsyeja kryesore ka qenë pikërisht kjo që ka të bëjë me diplomatët iranianë.

Kështu që duhet theksuar se vendimi i Qeverisë shqiptare, që mori lëvdata edhe nga SHBA, është i drejtë, por edhe shumë i vonuar. Ndoshta ka qenë pikërisht kërkesa e vazhdueshme nga aleatët strategjikë që ka detyruar Qeverinë të marrë këtë vendim, i cili për hir të së vërtetës duhej të ishte marrë kohë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here