Studenti ja thotë troç Ramës: “Po ta them në fytyrë, je mashtruesi më i madh i këtij vendi!”

0
92

Takimi i Ramës me studentët në Vlorë ka prodhuar plot debate dhe nxori mjaft kontradikta gjatë gjithë kohës, për shkak se studentët që morën fjalën, në shumicë dërrmuese u shprehën pa doreza.

Një student u ngrit në sallë dhe i tha Ramës paraprakisht që ta shikonte në sy se çfarë do t’i thotë.

Studenti tha:

Unë po e nis dialogun duke të thënë përpara fytyrës që jeni mashtruesi më i madh i këtij vendi. Ju nuk merrni parasysh opozitën që ka në dorë më shumë gjëra se sa ne, dhe s’kemi shpresë që do të na dëgjosh kurrë.
Nuk më pëlqejnë këto shfaqje të ndyra, por ne jemi studentë dhe i kuptojmë shumë mirë gjërat se si janë dhe nuk na gënjen dot. Ne nuk kemi frikë nga ty edhe pse jeni i forti i këtij vendi, edhe pse prindërit tanë i keni frikësuar deri në placë. Megjithatë do ndihem i lumtur nëse nuk më pushkatojnë pas kësaj që ju thashë sepse ju e keni kthyer komunizmin në këtë vend! Faleminderit që më patë në sy dhe më kuptoni shumë mirë se çfarë po them.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here