Uniformat blu ndërhyjnë tek studentët sikur të ishin kriminelë dhe hajdutë…

0
105

Sipas një studenti të pranishëm gjatë konfrontimit të protestuesve me kordonin e policisë tek kryeministria, uniformat blu ndërhynë sikur studentët të ishin kriminelë dhe hajdutë.

Ndonëse për 13 ditë protesta e studentëve ka qenë e qetë, ditën e sotme është shënuar një incident. Tentativa e disa të rinjve për të bërë një kordon përkrah Kryeministrisë, është penguar nga policia.

“Ne të gjithë si studentë vendosëm që në mënyrë simbolike të rrethohej Kryeministria. Më pas policia ndërhyri sikur ne ishim hajdutë, kriminelë, dhe s’kapin bandat. Të shkojnë tek ato bandat po ua mbajti dhe jo tek ne. Ne jemi për protestë paqësore. Isha unë i pari që u bëra pjesë e incidentit dhe më pas qetësova situatën. Ne nuk jemi ca dhjetra, po jemi shumë. Auditori bosh është simbol i kësaj proteste. Nëse merret nga media se “Kryeministria do të sulmohet nga disa vandalë”, jam komplet kundra. Nëse merret se studentët janë pronarë të Kryeministrisë, siç është populli, duhet thene se ne jemi sovrani. Ndaj jam shumë dakord që të rrethohet Kryeministria”, u shpreh studenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here