Presidenti Meta nostalgjik: Ja çfarë kujton si sot 51 vite më parë

0
122

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar ekipit kombëtar të futbollit të 51 viteve më parë, kur arritën një rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë.

Kreu i Shtetit ka vlerësuar lojtarët e mëdhenj që nuk jetojnë më, Loro Boriçi, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Panajot Pano, Medin Zhega e Frederik Jorgaqi.

“Një mirënjohje të veçantë për ata të cilët akoma na përcjellin ato emocione të paharruara si Koço Dinella, Alfred Gjinali, Teodor Vaso, Ramazan Rragami, Ali Mema, Sabah Bizi,” shkruan Meta.

Postimi i plotë

Si sot 51 vite më parë, Shqipëri-R.F.Gjermanisë 0-0. Ky rezultat historik për ekipin tonë Kombëtar të futbollit dhe skualifikimi i nënkampionëve të botës e riktheu vendin tonë të harruar në Europë përmes futbollit të luajtur me aq pasion e dashuri nga ai ekip i jashtëzakonshëm që është gdhendur thellë në kujtesën dhe zemrën e të gjithë sportdashësve.

Të gjithë kujtojnë ende me nostalgji golin e paparë të Gjinalit, që vetëm arbitri nuk e pa!
Një homazh dhe vlerësim të veçantë për të mëdhenjtë, të cilët nuk jetojnë më, Loro Boriçi, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Panajot Pano, Medin Zhega e Frederik Jorgaqi.

Një mirënjohje të veçantë për ata të cilët akoma na përcjellin ato emocione të paharruara si Koço Dinella, Alfred Gjinali, Teodor Vaso, Ramazan Rragami, Ali Mema, Sabah Bizi.
Respekt për të gjithë Ju!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here