Pedagogu: Kauza e studentëve fitoi, nuk e zbërthej dot këmbënguljen e Ramës

0
132

 

Në mbështetje të studentëve është edhe pedagogu Romeo Hanxhari. Në një intervistë për Ora News, ai tha se kërkesat e studentëve janë legjitime, por u shpreh se nuk e kuptonte këmbënguljen e kryeministrit.

Romeo Hanxhari: Ne i kemi përkrahuar studentët. Nëse ka kauza studentore do të thotë që aty ka shumëçka që nuk shkon. Këto ditë kam folur me studentët e mi. Me kanë treguar shumë kushte të vështira.

Në tërësi kërkesat e studentëve janë legjitime. Mendoj se është një zvarritje e kotë nga kryeministri për të mos i zbatuar, një këmbëngulje që nuk mund ta zbërthej.

Disa çështje të tilla me rëndësi kanë përparësi mbi gjithçka tjetër.

Unë mendoj që kauza e studentëve ka fituar. Ato kërkesa do të zbatohen, madje dhe më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here