Protesta po kthehet në lojë nervash/ Studentja tregon si qëndron e vërteta…

0
113

Studentët vijojnë protestën e tyre edhe sot para godinës së kryeministrisë në ditën e 12-të.

Të vendosur, një grup të rinjsh po vijojnë qëndresën e tyre në kërkim të plotësimit të tetë kërkesave.

Një studente e Arkitekturës shprehet për ‘news 24’ se nesër është parashikuar që në orën 08.00 të mëngjesit të zhvillohet një takim me rektorin dhe dekanët e fakulteteve përkatëse, por këta të fundit kanë njoftuar vetëm ata të rinj që atyre u intereson.

“Lajmet shkojnë atje ku i intereson dekanit dhe rektorit, nuk njoftohen të gjithë studentët. Megjithatë, ne do vazhdojmë të qëndrojmë se është një kauzë e drejtë, edhe pse tani është bërë një lojë nervash. Rama ka mundësi të plotësojë kërkesat, por sipas mënyrës së tij, por nga ana tjetër nerva kemi edhe ne. Do vazhdojmë bojkotin e mësimit deri sa të na plotësohen kërkesat”, u shpreh studentja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here