Kuvendi Kombëtar, Basha: Sistem i ri politik ka nevojë për kete alternativë

0
123

 

Kryetari i PD, duke folur në Kuvendin Kombëtar, është ndalur edhe te alternativa që orfon forca që ai drejton. Basha ka theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë të ndërrojë Edi Ramën me Lulzim Bashën.

“Vetëm largimi i Edi Ramës nuk mjafton që të garantojë mirëqeverisjen e vendit, nuk garanton mospërsëritjen e gabimeve dhe keqqeverisjes të së shkuarës”.
Që të ndodhë kjo, sipas tij, duhet të ndryshojë struktura politike dhe ekonomike e vendit.
“Shqipëria ka nevojë në rradhë të parë të ndryshojë mentalitetin e qeverisjes: shërbim ndaj interesit publik ne vend te grabitjes për pasurim vetjak”, shtoi kreu demokrat.
Basha tha se ndryshimi i sistemit nuk arrihet me dhunë, por me mjete demokratike, nuk arrihet me forcë, por me votë.

Ajo që Basha quan Alernativa PD do të fokusohet te:

1.    Politikë të lirë, të hapur dhe konkurente permes:

·       Dekriminalizimit të politikës.
·       Dekriminalizimit të zgjedhjeve
·       Kufizimit të pushtetit
·       Transparencës totale të qeverisë
·       Shtetit të së drejtës

2. Ekonomi të lirë të hapur dhe konkurente përmes

·       Dekriminalizimit të ekonomisë dhe aktiviteteve sipërmarrëse
·       Deoligarkizimit të vendimmmarjes përmes çmontimit të sistemit të favoreve dhe rentave ekonomike, mundësuar nga politikat korruptive e klienteliste të koncesioneve dhe PPP-ve, të sistemit tërësisht klientelist të prokurimeve publike, të rregullimit të çdo gjëje nga shteti, të vendm-marrjes pa transparencë dhe të mbyllur
·       Uljes së taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë dhe naftës, dhe mirëadministrimit fiskal

3.    Shoqëri të lirë, të hapur dhe konkurente dhe krijimit të mundësive për të gjithë, pa lënë asnjë prapa. Tre prioritetet kryesore:

·       Arsim masiv perëndimor, si fuqizues i burimeve njerëzore dhe çlirues i njerëzve!
·       Teknologji e informacionit si fuqizues, mundësues dhe çlirues i potencialeve të njerëzve
·       Kujdes social, që asnje shqiptar te mos mbetet pa buke uje dhe drita dhe ku kosto e jetes te jete e perballueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here