Protesta e studentëve/ Artan Fuga: Të zbatohen me urgjence 9 pikat, nëse s’duam që protesta të mbarojë si flluskë sapuni

0
126

Akademiku Artan Fuga ka komentuar sërish protestën e studentëve, e cila vijon prej dhjetë ditësh në kryeqytet.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se duhet të zbatohen me urgjencë nëntë pika konkrete, në mënyrë që protesta e studentëve të mos përfundojë si flluskë sapuni.

Reagimi:

C’të bejmë ?

Për mua tani ka nevoje për masa të urta.

Logjika politike nuk i zgjidh dot problemet e arsimit sepse politika dhe arsimi ndjekin dy metoda krejt të kundërta.

Prandaj nëse nuk duam që protestat të përfundojnë si fllucka sapuni dhe që kriza në inteligjencën e kombit të vazhdojë edhe pesëdhjet vjet të tjera duke mbetur kombi më idiot i Europës, ka nevojë urgjente :

  1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart, per reformimin e arsimit te larte.
  2. Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit.
  3. Amendime të plota të ligjit per arsimin e larte, i cili de facto është rrëzuar.
  4. Perpunimi i shpejte i modelit të ri të universiteteve publike shqiptare
  5. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë, shkarkimi i antarëve të tyre.
  6. Pranimi i pageses me këste i detyrimeve financiare te studenteve dhe futja e një modeli financiar që con në uljen e vetvetishme të tarifave.
  7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.
  8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.
  9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here