Nesër banorët e ‘Unazës së Re’ u bashkohën studentëve, çfarë pritet të ndodh?!

0
127

Banorët e ‘Unazës së Re’ vijuan edhe sot me protestën e tyre kundër projektit që prek rreth 316 shtepi. Një prej tyre, duke folur në një lidhje televizive për ‘News 24’ zbuloi se do t’i bashkohen protestës së studentëve, pas apelit të tyre për protestë mbarëkombëtare.

“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, sepse ai është një kriminel, hajdut dhe mashtrues. Jemi me studentët, studentët janë bijtë tanë. Nesër në orën 9 të gjithë bashkuar, të gjithë të bashkuar jemi të fituar”, tha banori gjatë protestës, duke zbuluar se do t’i bashkohen kauzës së studenteve.

“Thirrja e banorëve të Unazës së re dhe qytetarëve është që nesër t’i bashkohen studentët, sepse kauzat shkrihen në një.  Tashmë nuk është më kauzë e Unazës së Re, por e gjithë Shqipërisë. Ju e shikoni si i denigron studentët nga mëngjesi deri në darkë. Kauzat janë bashkuar në një, dhe ne do të kemi vetëm parullën “Rama ik”.

E njëjta thirrje u bë edhe nga avokati Artan Manushaqe, i cili argumentoi se mbështetja për studentët do të jetë e pakufizuar, pasi ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit.

“Të gjithë banorët nesër të Unazës së Re,Bregut të Lumit, naftëtarë, minatorë, infermierë, intelektualë, mjekë të bashkohen me kauzën e studenteve dhe t’i mbështetin studentëve jo thjesht si e ardhmja e këtij vendi, por si e ardhmja dhe e tashmja”, u shpreh avokati, Artan Manushaqe.

Nesër është dita e 11-të e protestës së të rinjëve, që kërkojnë ulje të tarifave dhe përsmirësimin e gjendjes së arsimit në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here