U procedua nga policia, reagon Tupja: Qesharake! Jam mbështetës i kësaj lëvizje, por jo organizator…

0
114

 

Reagon profesori Edmond Tupja, pasi u rendit mes 25 personave të proceduar nga policia për pjesëmarrje në protestë të paligjshme dhe bllokim rrugësh pa marrë më parë leje.

Në një intervistë për “Panorama Online”, Tupja e quan vendimin e policisë së qesharake dhe të urdhëruar nga lartë.

“Unë e kam mësuar nga mediat këtë lajm shumë qesharak. Unë nuk jam student, dhe studentët më këtë lëvizje nuk pranuan që të drejtohen nga njerëz që nuk janë studentë. Unë jam mbështetës i kësaj lëvizje, por nuk e kam organizuar unë, nuk kam marrë pjesë në organizimin e saj.

Ndërsa përsa i përket bllokimit të rrugëve, mbrëmë unë isha tek masa studentore që ishte përballë Ministrisë së Arsimit dhe kur ata morën rrugën drejtë  Zogut të Zi, ishim goxha veta atje, nuk ishte vetëm Edmond Tupja dhe Robert Aliaj dhe të tjerë që sapo janë proceduar penalisht.  Aty ishin me qindra studentë dhe nuk ishim ne organizatorët.

Kështu që e çuditshme, madje është qesharake se si rroftë sebepi që të sulmojnë ata që përkrahin studentët, por duan të ç’kurajojnë mbështetësit e kësaj mase studentore, kësaj dallge të fuqishme të papërballueshme në veprimet e saj.

Kjo është diçka shumë qesharake për mua. Madje më duket sikur duan të më bëjnë hero me zor. Unë s’kam dëshirë të bëhem hero, unë nuk vuaj për protagonizëm. Kurrë s’kam vuajtur për protagonizëm, por duan të më bëjnë me zor. Në qoftë se më vënë para togës së ekzekutimit apo para trekëmbëshit të më varin, ose duan të më bëjnë hero për së gjalli në burg.

Kjo të kujton Kontin e Monte Kristos që e futën 14 vjet burg. Nëse do më fusin në burg do më mbajnë 14 vjet, do më bëjnë hero të njohur botërisht. Do dalë një Alexandre Dumas që do shkruaj historinë e Konti Monte Kristos, por kësaj radhë do shkruan për Kontin i Monte Brrakës se e kam shtëpinë në Brrakë.

Për mua është një turp i madh, jo se jam unë personi i proceduar, por çdo procedim pa arsye thjeshtë se vjen  me urdhër nga lart, nga një mendje e çuditërisht e sfazuar, unë se kuptoj. Ky është skandal. Më kujtohet koha e Pinoccetit në Kili, ka mbetur vetëm të na vinë nëpër shtëpia dhe të na vrasin. Të na e bëjnë si në kohën e Enver Hoxhës”, shprehet Tupja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here