Video/ Protesta mbarëkombëtare e rinisë ndez Shqipërinë

0
131

Ka nisur bllokimi i akseve kryesore të Tiranës nga ana e studentëve të Fakulteteve të Tiranës, ndërkohë që pritet që të mbërrijnë pas pak minutash dhe studentët e Universiteteve në rrethe.

Kështu studentët e shkencave sociale dhe Juridikut kanë bllokuar kryeqëzimin e 21 Dhjetorit, ndërsa te ish-sheshi Shqiponja bllokimi po kryhet nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët po marshojnë me këmbë drejt rrugës së Durrësit.

Nga ana tjetër studentët e Mjekësisë do të bllokojnë Rrugën e Dibrës, ndërsa në ambientet e Korpusit të Tiranës ka një prani dhe më të shtuar protestuesish.

Atyre u janë bashkuar dhe gjimnazistët e Tiranës, të cilët po ashtu kanë bojkotuar mësimin.

Studentët e Mjekësisë në shumicë kanë veshur bluzat e bardha, ndërsa prihen nga flamuri kuqezi.

Studentët kanë bllokuar kryqëzimin e 21 dhjetorit. Studentët janë ulur këmbëkryq.

Protestës ia janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Sporteve.

Ndërkohë protesta e studentëve ka nisur edhe në rrethe.

Në Korçë, studentëve të Universitetit “Fan Noli” u janë bashkuar dhe gjimnazistë të shkollave të mesme. Me pankarta në duar kanë filluar marshimin drejt qendrës së qytetit.

Edhe në Elbasan ka nisur grumbullimi para Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku me studentët janë bashkuar me gjimnazistë të “Dhaskal Todrit’ dhe  ‘Kostandin Kristoforidhi’.

Më pas studentë dhe gjimnazistë do të udhëtojnë me dy autobusë të vënë në dispozicion  drejt Tiranës.

Protesta po zhvillohen edhe në univesitetin e Vlorë.

Edhe në Filialin e Universitetit të Sarandës ka nisur mbledhja e studentëve.

Me thirrjen “Ne jemi studenta, nuk kemi frikë” edhe studentët e Universitetit të  Gjirokastrës “Eqrem Çabej” po protestojnë para godinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here