Pakti për emigracionin nga OKB-ja, çfarë nënshkruan Shqipëria?

0
124

Kombet e Bashkuara janë angazhuar që të zgjidhin problemin global të emigracionit duke miratuar të parin dokument ndërkombëtar për emigrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt.

Pakti jodetyrues me 23 objektiva u miratua të hënën nga 150 përfaqësuesit e shteteve anëtare të OKB-së mbledhur në Marok mes tyre nënshkroi dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Dokumenti synon që të mbrojë të drejtat e emigrantëve, si të drejtën e arsimimit në atdhe të huaj, të drejtën e punësimit, mbrojtjen e emigrantëve nga diskriminimi dhe ksenofobia, dhe mbrojtjen e tyre nga rënia pre e trafikimit.

Prej muajsh, vende si Shtetet e Bashkuara, Australia, Italia, Austria, Hungaria, Polonia dhe shtete të tjera kanë shprehur rezerva rreth dokumentit, duke aluduar se do të dobësohet autoriteti dhe sovraniteti i tyre për të marrë politika të posaçme për kufijtë kombëtarë dhe politikën e jashtme.

Për shkak të shprehjes pro dokumentit rreth emigracionit, qeveria e Belgjikës humbi të dielën shumicën e saj parlamentare, duke detyruar partinë aleate të nacionalistëve të heqin dorë nga dikasteret ministrore, pak muaj përpara zgjedhjeve legjislative.

Nga vitet 2000, numri i emigrantëve në botë është rritur me 49%, duke arritur në 258 milionë persona.

Kombet e Bashkuara presin që ndryshimet klimatike dhe faktorë të tjerë jashtëm do të nxitin valë të reja migratore në vitet e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here