Mos besoni Fake News!!! Ja kush është letra origjinale e studentëve…

0
228

Nuk kanë të reshtur gjatë ditës së sotme, tentativat e qeverisë për ta përçarë dhe fashitur protestën e studentëve. Më e fundit është shkresa gjoja zyrtare që  u hodh në rrjetet sociale dhe u publikua nga mediat si e tillë, drejtuar Kuvendit dhe Kryeministrit.

Por, ja tek vjen reagimi i fuqishëm i studentëve ndaj asaj që ata e quajnë “Fake News”.

Studentët protesTues kanë kërkuar të bëhet e ditur se letra e mëposhtme e shkruar me dorë është e vetmja që është protokolluar dhe i është drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Vëreni ndryshimin:

LETRA ORIGJINALE E SHKRUAR ME DORE:

Data: 07. 12. 2018

Kërkesë

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla

Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019

Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00

Kërkesa drejtohet nga Këshillat Studentore.

Image

 

DHE LETRA E RREME:

 

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here