Gazetari mes protestuesve: Ju keni freskinë, forcën, krenarinë, mundësinë për të ndryshuar realitetin

0
193

Që nga dita e parë, protestës së studentëve i janë bashkuar shumë figura të njohura për publikun, ku mes tyre ka qenë edhe gazetari Marin Mema.

Marin Mema ka marrë megafonin dhe ka folur dje para studentëve duke i quajtur “e ardhmja e këtij vendi, i cili mund të jetë më i bukur nëse merr ngjyrat e tyre”.

Po ashtu, Mema u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen me studentët, sigurisht përveç politikanëve.

Fjala e Marin Memës dje para studentëve:

Shqiponja dhe flamuri Kuq e Zi duhet të jenë simbolet tuaja te vetme ! Ju keni freskinë, forcën, krenarinë, mundësinë për të ndryshuar realitetin. Studentët janë e ardhmja dhe ajo në këtë vend mund të jetë me e bukur nëse merr ngjyrat e tyre, ngjyrat e njerëzve qe e duan Shqipërinë përtej politikës e flamurëve partiake ! Ne duhet ti mbështesim e ti përkrahim të arrijnë më të mirën, t’u krijojmë kushtet për të ndërtuar të ardhmen e jo ti largojmë prej saj !! Në fund të ditës e nesërmja na përket të gjithëve dhe po të gjithë do ta jetojmë. Nëse kemi një rini më të fortë, më reaguese, më të drejtë, kërkuese e të ndarë nga politika, e ardhmja do të jetë më e mirë ! Largoni të gjithë ata që mund të kërkojnë politizimin e saj, sepse forca juaj është e pandalshme nëse ka ngjyrat e Shqipërisë e askujt tjetër!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here