FOTO/ Kapen ‘mat’ brenda shtëpisë plot me kanabis, dy shqiptarët ‘kopshtarë’

0
104

 

Këta dy burra tani janë në burg për kultivimin e kanabisit në shtëpi në Stoke-on-Trent. Ata punonin si kopshtarë për fabrikën e kanabisit që ishin ngritur brenda shtëpisë, shkruajnë mediat britanike.

Liridon Mëhilli dhe Mufit Xhoka nga 25 vjeç, ishin brenda në shtëpisë në rrugën jackfield në Burslem, kur policia po kryente një kontroll.

Të dy u përpoqën të arratiseshin por u kapën.

Bimët e kanabisit u zbuluan në papafingo, 45 bimë që do të prodhonin 2.47 kg kanabis të thatë.

Prokurori Jamie Scott tregoi në gjykatë se të dy po përpiqeshin të largoheshin nga pjesa e mbrapme e shtëpisë. Po u kapën. E gjithë ajo pronë u kontrollua dhe u konstatua se ishte përdorur si fabrikë kanabisi.

Plehrat kimikë për rritjen e bimëve u gjetën në dhomën e dhumit në katin e parë. Aty kishte edhe një dollap rrobash me një vrimë në tavan, që të çonte në papafingo. Papafingo ishte veshur me fletë plastike. Kishte 9 llampa me 600 vat dhe 9 transformatorë elektrikë.

Sahati i energjisë ishte nxjerrë jashtë loje.

45 bimët e kanabisit që nuk kishin lulzuar po rriteshin në papafingo. Ao ishin 10-12 javë larg pjekurisë dhe  prej tyre do të nxirreshin 12.7 kg kanabis i thatë.

Të dy të pandehurit pa adresë fikse banimi u dënuan me burg për prodhim droge të klasit B.

Avokati i Xhokës tentoi t’ia zbuste dënimit, klientit të tij. Ai tha se ai kishte hyrë në vend me një kamion nga franca dhe nuk kishte leje të punonte legalisht në Britani. ‘ai ujiste bimët dhe paratë shërbenin për të shlyer borxhin e tij. Ai dëshiron të shkojë në Shqipëri, por është i shqetësuar se borxhi do ta ndjekë pas dhe në vendin e tij’’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here