Vrasja e Marvi Mihalit/ Trondisin prindërit me deklaraten, ja çfarë thonë

0
127

 

“Kam parë me qindra dhe mijera here videon e vrasjes se djalit tim. Personi qe e qelloi eshte Dejvi Bitraj”. Kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit babai i Marvi Mihalit, i riu që humbi jetën pas sherri për një karikues telefoni.

Jane siguruar  detaje nga seanca në ngarkim te 4 te akuzuarve per vrasjen e Mihalit, si dhe rrëfimin dramatik të prindërve të tij.

Fatmira Mihali, nëna e 22-vjeçarit, tha se besonte të drejtësia dhe se do luftonte deri në fund, ndërsa shtoi se nëse nuk ndodhte kjo gjë do të bënte vetëgjyqësi.

“Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshpërblim. Nuk ka vlerë që më zëvendëson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndare dy vetë. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo që do u dilte para. Kam besim tek drejtësia dhe sa të kem jetë do luftoj. Askush nuk mund të dalë i pa lagur nga kjo histori”, tha nëna.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here