Video/ Shpërthen Basha: I çmenduri po vjedh shqiptarët…

0
130

Kreu i opozitës Lulzim Basha, u është bashkuar protestës së banorëve të Astirit në ditën e 29 të protestës.

Në një prononcim për mediat, Basha tha e Rama nuk ka ndërmend të bëjë projekte apo rrugë por ka si qëllim të vjedhë qytetarët.

Më tej Basha ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga policia ndaj kameramanëve dhe qytetarëve.

‘Është shkelur ligji për pronën publike, është shkelur Kushtetuta dhe po dhunohen çdo ditë qytetarët që Edi Rama të grabisë një shumë astronomike, pa treguar asgjë për projektin. Pse po investohet në këtë pjesë të unazës. Pse një nga kompanitë është regjistruar në parajsë fiskale, kush fshihet pas kësaj kompanie. Këto ja  pyetjet që kam sot unë, dhe ju ftoj ju si media të hetoni. Dua të dënoj dhunë mbi kameramanët dhe mbi gazetarët si dhe shoqërimin e 5 protestuesve ditën e djeshme. Kjo që po ndodh këtu ka të bëjë jo heshtë me fatin e këtyre familjeve, këtu po bëhet autopsia e regjimit të Rilindjes. Këtu po tregohet se si ka rënë Kushtetuta. Prokurorja e Përgjithshëm është fshehur dhe nuk reagon për denoncimin e bërë nga qytetarët. Kjo është pasqyra e vërtetë se ku ka përfunduar Shqipëria me një të çmendur, që kërkon të plaçkitë shqiptarët. Ne jemi në krahë të tyre, për tu dhënë forcë për tu dhënë kurajo’, deklaroi Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here