Aksident i rëndë në Durrës. Makina përfundon në kanal…

0
134

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës. Një makinë ka përfunduar në kanal.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës.

Ka qenë një banor i zonës, që ka njoftuar policinë për ngjarjen. Dëshmitari bën me dije se drejtues i mjetit ishte një i ri i cili i shpëtoi aksidentit.

Si rezultat i daljes nga rruga mjeti ka përfunduar në kanal, i përmbysur.

Policia e Qarkullimit Rrugor ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here