Balliu: Të tërhiqen nga këto akte barbare që janë një sulm ndaj vetë protestës

0
109

Arrestim i paligjshëm”- kështu e ka vlerësuar Gjykata e Tiranës sot, arrestimin e protestuesit Kujtim Yllit në Unazën e re. Po ashtu, protestuesin tjetër Romeo Llulla e ka kaluar në “arrest shtëpie”.

Të dyja këto vendime i dhanë shkas deputetit të PD, Klevis Balliu, që po ndjek me vëmendje protestën e banorëve të Unazë së Re për ta emërtuar arrestimin e të revoltuarve si “politik’ dhe si presion nga ana e qeverisë.

“Qartazi, – tha Balliu, –  arrestimet dhe shoqërimet janë politike dhe masa që u ndërmor si “arrestim i paligjshëm” për Kujtim Yllin –  se arrestimi ishte politik, për të ushtruar presion ndaj banorëve që kanë sot 28 ditë që protestojnë – është një akt i turpshëm i kësaj qeverie.

Arrestimi është shpallur i paligjshëm.

Dua t’i bëj thirrje qeverisë, Edi Ramës, Erion Veliajt, të tërhiqen nga këto akte barbare që janë një sulm ndaj vetë protestës dhe sistemit demokratik që është vendosur në Shqipëri, që e kanë vendosur këta qytetarë me protestën dhe luftën që bënë ndaj regjimit komunist.

PD do t’i mbështesë qytetarët e Unazës së Re si dhe çdo qytetar që lufton për një kauzë të drejtë, ligjore, si në rastin e Unazës.

Këto presione nuk funksionojnë, këta banorë nuk do të lodhen, protesta do të vazhdojë, Partia Demokratike do të vazhdojë t’i mbështesë dhe në fund do të të triumfojë Tirana, do të triumfojë demokracia kundër një regjimi banditesk autoritar të klikës Rama – Veliaj.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here