Lajthitjet e kryeministrit Rama, flet ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë

0
95

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka folur për deklaratat e kryeministrit Rama. Mustafaj është shprehur se ky nuk është modeli i duhur dhe kjo nuk është sjellja që favorizon Shqipërinë.

Në rubrikën “Opinion” në News 24, theksoi se fjalori dhe shantazhi i bërë nga shefi i qeverisë për Bashkimin Europian  nuk është alternativa e duhur.

“Rama mendon se mund të shantazhojë Brukselin, por nuk mund të shantazhojnë as Komisionin Europian as vendet anëtare të BE-së. Ka ikur koha e shantazheve. Janë lajthitje totale dhe janë krejtësisht jashtë klimës së Bashkimit Europian, kur kanë mbetur edh 5 muaj në hapjen ose jo të negociatave. Nuk është vetëm Rama që thotë se ka një standard të dyfishtë, kjo është vëne në pah edhe nga politikanë të tjerë të Europës”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj komentoi edhe tarifën e aplikuar nga Kosova për Serbinë, të cilën e cilëson si masë të duhur sepse Serbia ka lobuar për të frenuar shtetin e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here