Njihet si “koka” e trafikut të heroinës, prangoset shqiptari

0
126

Karabinierët kanë mundur të prangosin tregtarin më të madh të drogërave të forta në Viterbo të Italisë, Ismail Rebeshi. Shqiptari u arrestua në kuadër të operacionit “Ichnos” i zhvilluar nga policia vendase.

Policia lokale e ka konsideruar 35-vjeçarin shqiptar si “kokën” e trafikut të drogës mes Sardenjës, Lazio dhe Lombardisë.

Rebeshi ishte pronari i një pike makinash të vjetra si dhe i një klubi nate. Prej vitesh ai ishte rezident në Tuscia. 35-vjeçari ia kishte dalë të ishte në mesin e grupit të furnizuesve të kokainës dhe heroinës në Sardenjë. Grupi shiste lëndë narkotike edhe tek të miturit.

Rebeshi u arrestua së bashku me katër persona të tjerë si pjesë e operacionit të “Ichnos”. Ai ka siguruar 6 kg kokainë dhe 3 kg heroinë nga nëntori i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018. Shqiptari ishte arrestuar edhe në vitin 2008 për trafik ndërkombëtar të drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here