Humbi gjymtyrët nga shpërthimi, spitali i Vlores e nis per Tiranë

0
122

 

Një ditë pas shpërthimit me lëndë eksplozive në makinë në Vlorë, ku mbeti i plagosur pronari i guroreje, ku i fundit është dërguar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orës 16:15 pranë një karburanti në hyrje të qytetit. Siç u raportua edhe ditën e djeshme, Agron Alushaj pësoi dëmtime të mëdha, pasi humbi gjymtyrët.

Burime zyrtare bënë me dije se për shkak të dëmtimeve të rënda, 48-vjeçari është transportuar nga familjarët me ambulancë private nga drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar në orën 3 të mëngjesit.

NGJARJA
Ngjarja është shënuar dje në hyrje të qytetit, në ambientet e një karburanti, ndërsa objektiv ka qenë një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 703NG, në pronësi të Alushajt. Ky i fundit ishte duke nxjerrë mjetin e tij nga lavazhi në momentin e shpërthimit, automjeti ka lëvizur vetëm 5 metra nga vendi i parkimit, në momentin e shpërthimit. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se lënda shpërthyese dyshohet të këtë qenë brenda mjetit, pikërisht në vendin e shoferit.

Kjo bazuar dhe ne dëmtimin që automjeti ka marrë. Alushaj ka marrë dëmtime serioze në trup, ndërsa mësohet se ka humbur dy të dyja gjymtyrët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here