KPK merr vendimin për Prokurorin e Tiranës. Shkarkim apo…???

0
119

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti.

Prokurori, i cili është njëkohësisht edhe kandidat për KLP  iu nënshtrua filtrit të vettingut sa i përket anës profesioniale, pasurisë dhe integritetit. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

 

 

Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka bërë deklarim te saktë të pasurisë dhe ka kryer fshehje të saj.  Gjithasthu KPK duke iu referuar DSIK thotë se prokurori Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendecë të jetë pjesë e krimit.

“Sipas DSIK, subjekti është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe dyshohet se ka tendencë të jetë pjesë e krimit. Ai ka kontakte të papërshtatshme në më shumë se një rast dhe Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) mund të vihet nën presionin e krimit”- thotë KPK.

Prokurori Shpëtim Kurti e ka filluar karrierën në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më herët, ka mbajtur postin e Zv.drejtuesit  të Prokurorisë së Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here