Soreca: Miratoni reformën zgjedhore sepse do të…

0
132

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka dhënë një mesazh të qartë për reformën zgjedhore. Nga Mati ai deklaroi se kjo reformë duhej të miratohej sa më parë, duke nënvizuar faktin se ajo duhej të rregullohej 6 muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Deklarata në fjalë e Soreca vjen gjatë një takimi me kryebashkiakun e Matit, Nezir Rizvani.

“Zgjedhjet vendore janë shume te rëndësishme, sepse ne këto zgjedhje qytetaret zgjedhin ata qe do merren me problemet e tyre. BE pret qe te kete nje reforme zgjedhore ashtu si eshte rekomanduar nga OSBE/ODIHR. Reforma është me rendësi qe te kryhet 6 muaj para datës se zgjedhjeve. Puna që është bërë deri më tani për reformën zgjedhore është e mirë por duhet të përfundojë. Kjo është një pikë shumë e rendësishme dhe BE e konsideron prioritet”, tha ambasadori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here