Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë paralajmëron: Kujdes nga PPP-të

0
140

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford ka folur gjate një interviste për problemin e PPP-ve në vend. Sipas tij, ky model investimi, pra nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat, është model i njohur në një masë të madhe shtetesh.

Edhe pse PPP-të është një praktikë e njohur, përsëri duhet pasur pasur kujdes në mënyrën se si implementohet ajo. Ajo që vihet re në Shqipëri është konceptimi i gabuar i idesë së Partneritetit Publik-Privat. Kur një kompani private merr përsipër gjithë rezultatet, ajo do të marrë përsipër edhe riskun për gjithë projektin, tha ai i ftuar në Ekopolitikë në Ora News,.

Nga ana tjetër, kemi shfaqjen e një mënyre tjetër. Një kompani private financon projektin nëpërmjet buxhetit të shtetit e rrjedhimisht, qeveria përballet me një dyfishim kostoje. Sipas z. Crawford, në Shqipëri duket se rëndom ndodh situata e mësipërme. Sipas tij, janë kompani të cilat, edhe pse amrrim përispër zbatimin e një projekti të caktuar, ato nuk marrin përispër gjithë riskun e tij por vetëm një pjesë të vogël.

Në një farë mënyre, krijohet një partneritet mes publikut dhe një ndërmjetësi (brooker-i). Pra, është pikërisht ky i fundit ai që nuk merr përsipër gjithë riskun e projektit pasi nuk ka interest të caktuar në gjithë investimin publik që është duke u zhvilluar apo nga investimi që bën qeveria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here