Shqiptarët do të ndjejnë kapje të ekonomisë dhe kapje të institucioneve të shtetit

0
132

 

Duke u ndalur në situatën ekonomike, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se qytetarët në Sarandë dhe në të gjithë Shqipërinë po e ndjejnë gjithnjë e më shumë kapjen e ekonomisë dhe kapjen e institucioneve të shtetit.

“Sot është më se flagrante dhe qytetarët e Sarandës apo edhe bizneset e Sarandës janë ato që e ndjejnë edhe më shumë kapjen e ekonomisë. Kapjen e ekonomisë, kapjen e institucioneve të shtetit sepse një nga përballjet që kanë pasur bizneset e Sarandës ka qenë turizmi.

Përballja me hetimin tatimor, me policinë, me taksat, të cila në çdo moment në kulmin e sezonit bllokonin dhe kontrollonin bizneset, në mënyrë të tillë për të gjetur korrupsionin e madh tek kilet e domateve që bliheshin për restorantet apo te kokrrat e vezëve që skuqeshin për turistët.

E gjitha vinte si rezultat i një presioni që bëhej jo vetëm ndaj biznesit, por ushtrohej presion ndaj turistëve, ndaj gjithë infrastrukturës turistike të Sarandës, kur ne e dimë shumë mirë që qyteti i Sarandës është qytet që jeton vetëm nëpërmjet turizmit”, tha Kryetarja e LSI-së Kryemadhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here