PD publikon një video që demaskon Veliajn. Akuza të forta nga…

0
537

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka hedhur akuza të forta për kryebashkiakun Erion Veliaj. Sipas saj prej pesëmbëdhjetë ditësh, Veliaj nuk pranon të takojë banorët por ka zgjedhur që ti shajë ata, ti ofendojë dhe ti arrestojë.

Ajo publikon videon që shihet qartë me zë dhe figurë se si Veliaj poshtëron dhe ofendon qytetarët që i besuan dhe i dhanë votën për Bashkinë e Tiranës, duke tentuar t’i blejë ata me anë të oligarkëve të tij të ndërtimit.

Postimi i Ina Zhupës

Ne cdo vend te botes demokratike qytetaret kane te drejte te kritikojne qeveritaret e tyre, edhe ti shajne ata kur nuk ju pergjigjen premtimeve dhe detyrimeve qe kane kur zgjidhen me vote. Ndersa ne diktatura qeveritaret kritikojne qytetaret e tyre dhe i arrestojne kur nuk ju pergjigjen vullnetit te partise.

Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj, i cili prej 15 ditesh nuk pranon te takoj banoret, ka zgjedhur ti shaje ata, ti ofendoj, ti bej presion dhe bashke me policine qe duan, ti arrestojne ata. Ne video jane dy reagimet me sharje te kryebashkiakut Erioni Betoni per votuesit e tij, per banoret e qytetit, nga shpellar tek nazist.

Nuk pyet per te drejtat kushtetuese dhe ligjore te qytetareve sepse eshte i bindur se me oligarket ne krah mund te blej cdo zgjedhje. Por e ka gabim, qytetaret do triumfojne ne te drejtat e tyre. Tirana e do zhvillimin por jo permes korrupsionit, klientelizmit, shperfilljes se te drejtave ligjore te qytetareve te saj. Erion Veliaj nuk eshte kryebashkiaku qe meritojme

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here