‘Borxhi publik’/ Katastrofen e kemi tek dera, hajdutet qeveritare te gatshem ta çojnë deri…

0
144

Kreu i Grupit Parlamntar per LSI-ne Petrit Vasili ka reaguar permes nje statusi ne rrjetin social ‘facebook’ mbi borxhin publik duke e titulluar ate si piramide dhe krim shteteror.

Shqiperia eshte mberthyer qartazi  ne daren e nje qeverisje thote Vasili,  qe krijon cdo cast ekonomi te asfiksuar dhe pa asnje vizion,grabitje te financave publike dhe thellimin e nje borxhi publik derrmues per nje vend me amortizatore ekonomike dhe sociale kaq te dobet si Shqiperia.

Ky falimentim i politikave ekonomike eshte edhe shkaku themelor i braktisjes tragjike te vendit nga shqiptaret dhe rikthimi ne keto dimensione i ketij fenomeni braktisjeje te vendit,te ngjashem me ate te fund viteve 90′,qe eshte vertet i frikshem per te sotmen dhe te ardhmen.

Ja postimi tij i plote:

Borxhi publik si piramide dhe krim shteteror.

Shqiperia eshte mberthyer qartazi ne daren e nje qeverisje, qe krijon cdo cast ekonomi te asfiksuar dhe pa asnje vizion,grabitje te financave publike dhe thellimin e nje borxhi publik derrmues per nje vend me amortizatore ekonomike dhe sociale kaq te dobet si Shqiperia.
Ky falimentim i politikave ekonomike eshte edhe shkaku themelor i braktisjes tragjike te vendit nga shqiptaret dhe rikthimi ne keto dimensione i ketij fenomeni braktisjeje te vendit,te ngjashem me ate te fund viteve 90′,qe eshte vertet i frikshem per te sotmen dhe te ardhmen.
Istitucionet me autoritare te globit si FMN shto ketu edhe Banken Boterore apo deri edhe Ambasaden e SHBA ne Tirane kane leshuar alarme te thekshme dhe te njepasnjeshme per koncesionet dhe borxhin e fshehur qe vjen prej tyre dhe per efektin shkaterrimtar qe do te kete nje borxh i tille.
Ky borxh i fshehur eshte nje krim i vertete shteteror ndaj te cilit mbyllja e syve nga prokuroria eshte edhe me kriminale.
Analistet mediatike shqiptare gojemberthyer dhe penethyer nga kockat e koncesioneve,lejeve te ndertimit e gjithefare menuje,qe rilindja u blaton ne pjate, nuk analizojne “dot” kete krim dhe tragjedi qe gatuhet para syve te te gjitheve.
Borxhi publik, si piramide financiare, natyrshem fatin dhe renien e ka te paracaktuar,por do te bjere mbi ne te gjithe nderkohe,qe qeveria qe e ngriti kete piramide do te jete ne mergim dhe analisteve do tu mbetet pena e thyer ne dore dhe shija e larget e nje kocke te lepire e ripertypur dikur.
Faktet objektive jane aty.Ja cfare thote FMN:

“Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi që kanë PPP-të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik”.
FMN vlerësonte se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). ”
Nëse këtë ia shtojmë borxhit aktual prej rreth 72% të PBB-së, atëhere niveli real i tij mund të ngjitej në gati 80% të PBB-së
Po pikerisht kjo qeveri e Rilindjes,qe fsheh sot borxhin kur merrte pushtetin ne 2013, deklaronte me ze te larte borxhet e fshehura te qeverise se meparshme dhe ja çfare deklaronte kur merrte 375 milion euro kredi nga FMN:

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur shpenzimeve të larta, në kushtet e mungesës së lartë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë,u akumuluan qindra fatura të papaguara. Rreth 6% e GDP ishte borxh i fshehur dhe bashkë me të, borxhi publik në total shkoi në rreth 70%. Pjesa më e madhe e pagesave të prapambetura ishin investime publike, por dhe shpenzime në arsim, shëndetësi, vonesa të gjata në kompensime të TVSH dhe në pagesat e taksës mbi fitimet.”

Morali eshte i qarte:katastrofen e kemi tek dera dhe hajdutet qeveritare te papergjegjshem te gatshem qe ta cojne deri ne fund i kemi perpara syve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here