Propozimi i Lleshit/ Vasili: Rama ka shkelur Kushtetutën, të përgjigjet ligjërisht

0
141

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e quan Kryeministrin Edi Rama shkelës të Kushtetutës, i cili duhet të përgjigjet për shkeljen që ka bërë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili shkruan se përmes propozimit të Lleshit për ministër të Brendshëm Rama kreu një krim të rëndë, i cili nuk duhet kaluar pa marrë dënimin e merituar.

Në shkrimin e tij Petrit Vasili thotë se Rama ka shpërdoruar detyrën dhe nëpërkëmbur ligjin, ndaj dhe ai duhet të përgjigjet ligjërisht për këtë veprim.

Postimi i plotë:

Kushtetuta,qe fundosi Kryeministrin.

 

Kryeministri eshte sot ne poziten me te keqe ne raport me ligjin qe ndonje kryeminister mund te kete patur ndonje here.

Shkelja flagrante e kushtetutes e kryer ne rastin e gjeneralit te emeruar zv.minister i brendeshem eshte tanime nje prove shume rende dhe pa asnje alibi.

Kryeministri I qorruar nga psikomania e karriges se, pushtetit,abuzues arrogant me ligjin,i varfer ne konceptet e respektit ndaj shtetit ligjor,vulgar dhe profan ne arsyetimin politik te situatave kritike, qe vendi kalon,tashme ka rene plotesisht ne batakun e paligjshmerise.

Streha e fundit e arrogances eshte paligjshmeria, e cila eshte edhe paradhoma e denimit te pashmangshem prej ligjit.

Kryeministri e ka shkelur kushtetuten,e ka shperdoruar detyren e ka neperkembur ligjin ndaj do te pergjigjet pa asnje diskutim, ligjerisht per kete.

Koha e fituar nga mbrojtja qe i siguron nje prokurori e kapur nuk sherben per asgje pasi denimi eshte i pashmangshem dhe i afert.

Tanime ky kryeminister ka kaluar dhunshem vijen e kuqe te detyrimit te zbatimit te kushtetutes dhe ligjit.

Ndaj emerimi antikushtetues i gjeneralit si zv.minister megjithse ishte dite e keqe per dhunimin e kushtetutes, ishte njeherazi dite e mire per te qartesuar per kedo dhunimin e kushtetutes nga ky kryeminister.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here