E duam rrugen e Arbrit, por jo duke u dhënë oligarkëve falas 160 milion euro.

0
178

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka rikthyer vëmendjen te ndërtimi i rrugës së Arbrit, duke i kthyer kështu përgjigje ministrit Arben Ahmetaj. Përmes një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, Çupi shkruan se nuk është e vërtetë që opozita nuk e kundërshton ndërtimin e rrugës, por thjesht dhënien e 160 milionë eurove oligarkëve.

Deputetja demokrate thekson se opozita ka si prioritet që këto para të shkojnë për investime në turizëm dhe jo në xhepat e pushtetarëve. Çupi nuk kursen akuzat edhe për qeverinë, teksa shkruan se Partia Socialiste të gjithë deputetët në Dibër i ka blerë.

 Ja postimi i saj i plote:

Rruga Arbërit duhet bërë sa më parë por jo duke u dhënë oligarkëve falas 160 milion euro.
Rruga duhet bërë për banorët e Dibrës jo për të çertifikuar mega-vjedhjen e radhës të kësaj qeverie.
Rruga e Arbërit ka qenë projekt prioritar i qeverisë Berisha, por jo si një projekt për hajdutët por për qytetarët.
Dëgjova ministrin e financave të akuzojë opozitën që nuk e don ndërtimin e rrugës.

PO PO dhe PO e duam rrugën por jo për të vjedhur ju, sepse ky projekt parashikohej të kryhej për 140 milionē euro dhe jo për të dërguar në xhepat tuaj të paktën edhe 160 milion euro taksa te Dibraneve duke i adresuar kësaj rruge një shumë prej 300 milion euro.

Ne duam që kjo diference mos të shkojë te xhepat tuaj dhe të blinit vota por duam qe kjo diference të perdoret për investime në turizëm si Lure apo Kastriot apo Ura e Vashes , ne te pakten 10 shkolla me kushte moderne, ne rreth 10 qendra shëndetësore, për politika që u shërbejnë qytetarëve dhe jo oligarkëve.
Unë e di shumë mirë, Dibranët po ashtu e dinë që ju me votë të lirë dhe moralisht nuk keni asnjë deputet socialist në këtë qark. Por po ju e dini mire qe keni deputetë me vota të blera atje.
Ju jeni shumë të zotë për të bërë pazare skematike përmes deputëve, votave të tjetërsuara dhe jeni të specializuar të bëni pazare me rrugë e koncensione e këtë po e bëni dhe me rrugën e Arbërit ndërsa populli i Dibrës po zhytet thellë e më thellë në varfëri.
#stoparrogancës#stopvjedhjessëshqiptarëve#

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here