Gjykata e Apelit Vlorë, jep vendimin për ish kryetarin e Bashkisë

0
252

 

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është shpallur i pafajshëm nga Apeli i Vlorës. Ndaj Gjikës rendonin 4 akuza, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”, e për këtë ishin kërkuar 9 vite burg.

Ndërkohë që në seancën e ditës së hënë të kësaj jave u dha vendimi që e liron Gjikën nga gjithë akuzat, duke e shpallur të pafajshëm.

Kreu i trupit gjykues që lehtësoi Gjikën nga çdo akuzë ishte Alma Liçaj, që vetëm një ditë me parë doli para KPK në kuadër të vetingut. Ndërkohë që gjyqtarë ishin Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.

Bashke me Gjikën, pa faj është shpallur edhe ish-shefja e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj.

I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.

Ndërkohë që Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove, u shpall po ashtu i pafajshëm.

Kujtojmë se Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 4 vite burgim të konvertuara ne 2 vite shërbim prove si dhe ndalimin për tre vite të ushtrimit të funksioneve publike por me vendimin e Apelit ky dënim u rrëzua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here