Basha: Eshtrat e Frashërit po pushojnë në atdhe

0
140

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu bashkua homazheve në nderim të patriotit shqiptar Mid’hat Frashëri, eshtrat e të cilit u kthyen sot në Atdhe.

“Është një nga ditët e rralla, që qëndrojmë para një arkmorti me një sens krenarie, nderimi por edhe kënaqësie. Kënaqësi që u përmbush amaneti i tij, detyrim i madh kombëtar i i gjithë patriotëve shqiptarë.  Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh dhe shkencëtari të një dimensioni Europian do të prehen sipas amanetit të tij. Falenderoj deputetin Shehaj, Akademinë e Skencavem kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë burrë të jashtëzakonshëm. Një shembull që duhet të ndiqet edhe për shumë të tjerë. Eshtrat e cdo patrioti që padrejtësia e dikatuarës gjakatare të Enver Hoxhës i kanë lënë të dergjen jashtë vendit duhet të kthehen e të nderohen në Shqipëri.” – u shpreh Basha në një prononcim të shkurtër për mediat.

Duke iu përgjigur interesat të medias, nëse e vlerëson rolin e qeverisë shqiptare në këtë proces, Basha u shpreh se qeveria nuk bëri asgjë përvecse detyrën.

“Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka si edhe përkushtimin e deputetit Shehaj. Qeveria nuk ka asgjë më pak se detyrimin të kryejë procedurën për nderimin e këtij patrioti të madh”. – përfundoi Basha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here