Veliaj-Bashës: Po Victoria invest është oligark ??

0
158

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk vazhdon te kujtohet per banoret qe jane ngritur ne proteste prej disa ditesh por ben thirrje te pa vlera duke hedhur akuza ndaj kryetarit te PD. Banorët kërkuan takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, për të marrë përgjigje lidhur me kërkesat e tyre për kompensim e shtëpive me vlerën e tregut. Por asnje gje, lali Erit nuk i interesojne banoret qe do ngelin rruges. Ai e ka mendjen tek akuzat e pa qena per kryetarin e PD-së.

“E vutë re që Luli nuk e përmendi “Viktoria Invest”. Kush ka punuar dhe kush ka qenë gazetar që ka mbuluar Bashkinë e Tiranës e di që “Viktoria Invest” merrte 80 për qind të punëve në këtë bashki. E vutë re që çunit të llastuar, kalamait që drejton SHQUP-in i iku goja, se pranonte që 80 për qind e kësaj bashkie menaxhohet nga kjo kompani. Kjo tani është një nga përfituesit. Oligarkë janë dy të tjerët, jo ky i treti?!

Dakord, meqë nuk i duam këto, kompania e Lulit t’i kthejë lekët dhe ne lekët e “Viktoria Invest” t’i blejmë të gjithëve vila, shtëpi. Ka vila pa fund në Farkë, në Lundër, të shkojë t’ua blejë, meqë Luli nuk i do se Luli punon për popullin. Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht, që po përdoren mish për top dhe vijnë te bashkia kur s’ka lidhje fare bashkia: Bashkia është vetëm t’u ndihmojë kush do dorën e bashkisë.

Pyesni qytetarët e Kukësit, pse e la Luli betejën te Kukësi? A nuk tha që mbi trupin tonë të vdekur do kalojë dhe do ngrihet, pse e la? Shiheni ku i mori zyrat kunati i Lulit, katin e parë të kujt hoteli në Tiranë, të kujt oligarku që thotë Luli është oligark, çfarë lidhje ka me atë operacion të Kukësit dhe e kuptoni pse e la protestën. Lulit, mor vlla, sa i jep lekët e lë protestën, sapo kompanitë që po ju vë gjobë të bëjnë pagesën te Kunati dhe te Luli, ai do ta lërë protestën. Banorët në fund të ditës prapë me bashkinë do i zgjidhin hallet. Partia që solli pluramizmin në Shqipëri është kthyer në një agjenci gjobash”, theksoi Veliaj.

Duke e cilësuar kreun demokrat një kalama të llastuar, Kreu i Bashkisë paraqiti fakte se si projekti për Unazën ka qenë që në kohën e Bashës dhe është firmosur nga Këshilli Teknik i asaj kohe.

“Dëgjoj sot njerëz që unë e di ku e kanë shtëpinë, s’janë fare aty. Mitingashë që merren me qira për çfarëdolloj mitingu. Po Luli është një kalama i llastuar, pse me atë do merremi ne? Ai e kishte mundësinë që ta bënte dhe autostradën. Meqë doli, ja Lulzim Basha kryear i bashkisë. Letrat për unazën. Ja ku i ka. Taulant Zeneli ka qenë drejtor në bashki, ja për unazën. Si mund të jenë kaq hipokritë? E kanë bërë vetë këtë”, tha Veliaj.

Por akuzat e Veliajt jane te pavend sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tëk sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin. Skema korruptive është e qartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here