Gjykata e Krimeve të Rënda, jep dënimin për Emiliano Shullazin…

0
209

 

Ditën e sotme në orën 9 ka nisur seanen ku pritet të jepet dënimi për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës.

Avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, në argumentat e mbrojtjes është shprehur se procesi ndaj klientit të tij është i pabazuar në prova.

Ne seancen e kaluar prokuroria dha pretencën për grupin, ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqja dhe 11 vite burg për Endrit Zelën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here