Plagoset 23-vjeçari me kaçavidë pas sherrit…

0
177

Një sherr mes dy të rinjve në Bilisht ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. Sherri mes të rinjve ka nisur fillimisht verbalisht dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e kaçavidës.

“Rreth orës 16.00, shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me kaçavidë shtetasin B.L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi” njofton policia.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

23-vjeçari ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës.

Gjatë konfliktit, thotë policia në komunikatën për media, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here