‘Lleshi’ Vasak: A mund të drejtohet Ministria e Brendshme nga një zëvendësministër???

0
278

 

Christine Vasak, ambasadorja e Francës në vendin tonë, ka folur nga Korça për ngërçin mes Ramës dhe Metës për dekretimin e ministrit të Brendshëm, u shpreh se Kushtetuta shqiptare është e qartë dhe kryeministri e presidenti janë persona me eksperiencë në politikë.

“Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë”, është shprehur Vasak.

E pyetur nëse mungesa e Gjykatë Kushtetuese krijon vakum që ata të luajnë “shah” mes tyre ajo tha: “Ju e drejtoni gishtin në një problematik të vërtetë, por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese. Është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje sepse vërtet është urgjente”.

A mund të drejtohet Ministria e Brendshme nga një zëvendësministër? “Ecuria e Shqipërisë është e qartë ashtu siç është gjurmuar ose janë ngritur vijat e përgjithshme 26 qershorin e vitit të kaluar dhe këtu bën pjesë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e të tjerat që ju i dini. Iniciativa domethënëse janë ndërmarrë, por duhet të ndiqen dhe të thjeshtohen. Duhet të bëjmë besim në autoritet shqiptare për të ndjekur realizimin e objektivave sepse koha shpejton”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here