Presidenti Meta tregon mundësitë e Shqipërisë për hapjen e negociatave…

0
113

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë të gjitha mundësitë për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm por se duhet të fokusohen tek reformat.

Duke folur në Forumin “Tirana Connectivity”, të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, Fondacionin Friedrich Ebert dhe Fondacionin Hanns Seidel, Meta tha se çdo hap i ri duhet t’i shërbejë bashkëjetesës europiane.

“Zgjerimi do të ndodhë kur vendet tona të jenë gati. Të zbatojnë reforma konkrete dhe të kenë rezultate bindëse për qytetarët dhe vendet anëtare. Besoj se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë të gjitha mundësitë t’i çelin negociatat vitin e ardhshëm ndaj duhet të përqendrojnë energjitë akoma më mirë në zbatimin e reformave kyçe.
Të frymëzohemi nga filozofia e më të rinjve që kanë lindur në kohën e paqes dhe që duan çdo gjë por të mbetemi me këmbët në tokë dhe të jemi realist se duhet bashkëpunim”, tha Kreu i Shtetit.

Meta foli për rëndësinë e procesit të Berlinit si mekanizëm përshpejtues i procesit të zgjerimit të BE-së. “Zgjerimi i BE-së dhe NATO-s në rajonin tonë mbeten projekte të pazëvendësueshme dhe strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here