‘Bularati’ Idrizi: U turpëruam! Vendosni autoritetin e shtetit me Kushtetutë

0
134
Deputeti i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Reformen Territoriale./r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, during a parliamentary session.

 

Kreu i PDIU ka reaguar pas thirrjeve nacionaliste dhe anti-shqitpare dje në Bularat të Gjirokastrës gjatë varrimit të ekstremistit grek Kostandino Kacifas. Shpëtim Idrizi ka kërkuar të mblidhet urgjentisht Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

“Ne kishim paralajmëruar se me varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri do bëhej vend pelegrinazhi. Kemi parë me shqetësim dhe indinjatë politikën nën tavolinë të politikës shqiptare. Greqia nuk njeh gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Dje u gjendëm përballë një shfaqje të turpshme. Ne dëgjuam thirrjet nacionaliste dhe raciste të grekëve në Bularat. Thirrjet e atyre që guxuan të revokojnë Vorio Epirin. PDIU dhe shoqata Çamëria kërkon sot me forcë të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur herën e fundit për çështjen Balili. I drejtojmë shtetit shqiptar që nëse nuk vendosni autoritetin e shtetit me Kushtetutë, atëherë na e thoni se do e mbrojmë ne vetë shqiptarët.”-tha Idrizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here