Plas ‘bombën’ avokati i njohur: Ja kush e prodhoi BULARATIN…

0
537

 

Nga Avokati Altin Goxhaj

BULARATIN E PRODHOI PS-PD-LSI & PROKURORIA E EDIT QË NUK ETIKETUAN AKTIN E KATSIFAS SI TERRORIZËM!

Ja dhe Nenet e Kodit Penal që dënojnë me burg organizatorët dhe pjesmarrësit aktivitet kriminal sot në Bularat!

Bularatin e VorioEpirit dhe Tubimin kriminal dhe të Paligjshëm në Bularat e prodhoi Klasa jonë Politike (Edi, Meta, Basha) dhe Porkuroria e Edit pasi nuk e shpallën terrorist terroristin Kaçifas dhe akt terrorist veprimet e tij të armatosura në Bularat deri sa u vra në shkëmbim zjarri me forcat RENEA)

Siç e kam kërkuar live në Fax News që ditën e ngjarjes deri më sot si Qeveria, si Opozita, si Presidenti dhe vetë Prokuroria e Edit hezituan ti vënë emrin që ka sipas Kodit Penal! Nëse do të etiketohej si terrorizëm dhe do të fillonte hetimi si akt terrorist atëhere Greqia do të detyrohej të bashkëpunonte për hetimin sipas detyrimeve ndërkombëtare përkatëse për të hetuar çfarë kishte parandodhur në Greqi dhe kush ishin bashkëpunëtorët nëse kishte pasur të tillë. Kjo do t’ja mbyllte gojën çdo kujt që të përfshihej në një aktivtet kriminal terrorist dhe të gjithë do ta dënonin të detyruar.

Por sot ata të gjithë bashkë përsëri bashkë me juristët e tyre dhe Prokurorinë e Reformës në Drejtësi të Soros po heshtin edhe për etiketimin ligjor të aktivitetit kriminal sot në Bularat ku u përfshijnë deputetë dhe politikanë të Shqipërisë dhe qytetarë shqiptarë dhe grekë.

Sot në Bularat janë konsumuar 6 vepra të rënda penale që dënohen secila me burgim! Por ne në burg fusim ata që protestojnë për mbrojtjen e shtëpisë dhe pronës, ata që s’kanë të paguajnë energjinë dhe ata që i gjuajnë me vezë plehrave! Ndërkohë për këtë heshtin juristët e Qeverisë dhe Opozitës!!!

Nëse do të kishte ndodh një ngjarje e ngjashme në Greqi me komunitetin shqiptar çam sot një burg i ri do hapej për t’u mbushur me të gjithë pjesmarrësit e supozuar.

Ndaj ne kemi nevojë për një klasë të re politike që nuk i lëpijnë b.. Greqisë dhe nuk bashkëpunojnë fshehtas për të prodhuar akte terrorizmi dhe kriminale për të shmangur vëmendjen nga problemi i problemeve, pazaret e ndyra për shitjen e detit dhe skandalin që plasi në Greqi për miliona euro të hedhura në Shqipëri dhe implikimin e George Soros të denoncuar nga vetë klasa politike greke!

Ja dhe Nenet e Kodit Penal që dënojnë me burg organizatorët dhe pjesmarrësit në tubimin e paligjshëm që cënoi rëndë integritetin territorial të Shqipërisë sot në Bularat në 08.11.2018:

Neni 211
Provokimi i luftës
Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të vënë Republikën e Shqipërisë përpara rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 223
Thirrjet publike për veprime të dhunshme
Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 232/a
Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 232/b
Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 265
Nxitja e urrejtjes ose grindjeve
Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Neni 266
Thirrja për urrejtje nacionale
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Fotografia e Avokati Altin Goxhaj

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here