Superskandal/ Faktet ulërasin! Rroftë Rilindja e… hellit në Arsim

0
361

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka denoncuar një superskandal që ndodh në shkollat tona. Ai ka postuar në Facebook një foto nga një shkollë në Skrapar, ku siç shihet nxënësit pinë raki dhe hanë mish të pjekur brenda ambienteve të shkollës.

Ja denoncimi Boçit:

SHKOLLA KU MISHI PIQET E … MINISTRIA NUK DIGJET

Deri më tani Ministrinë e Arsimit dhe drejtuesen e kam quajtur të paaftë dhe të papërgjegjshme.

Me sa duket qenkam gabuar!?????

Fotot e mëposhtme të bëra në shkollën 9 vjeçare Zhepë, Skrapar ma “ndryshuan” tërësisht opinionin.

Ministria duket hapur këtu që është “gjeniale” dhe shumë “serioze”.

Shpikjet e saj nuk shterojnë asnjëherë.

“Mësojmë me hell në dorë” quhet kjo nisma më e re e Ministrisë, e cila shoqërohet me iniciativën e Qeverisë: “Ndalohet alkooli jashtë shkollave… e lejohet brenda”.

Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, “ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”.

Faktet ulërasin!

E nuk janë të vetmet.

Rrëfejnë saktë se si institucionet tona arsimore janë degraduar tashmë jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.

Tani në shkollat tona “të gjeneratës së re”, ndodh gjithçka.

Aty dhe shpërndahet “mall”, siç tregojnë shumë denoncime të nxënësve e prindërve, bëhen dhe mbledhje partie, por dhe njëkohësisht hahet e pihet qelepir e bëhet aheng për shtatë palë qejfe.

Shkolla së fundmi është dhe gjelltore dhe thertore dhe han me katër porta, ku vetëm mësim e edukim nuk ndodh të bëhet, ose rrallë bëhet.

Kjo është pamja reale e arsimit përtej fjalëve të stisura të Ramës e Linditës.

Rroftë Rilindja e … hellit në Arsim!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here