Udhëzimi i Bashkimit Evropian i cakton vijen e kuqe Rames

0
390

Pika pesë e udhëzuesit parashikon që veshja e deputetit gjatë seancave të komisioneve, seancës plenare, pjesëmarrjes në mbledhje të organeve të Kuvendit ose takimeve të organizuara, duhet të jetë e përshtatur me funksionin, të përshtatet me mjedisin e veprimtarive parlamentare si dhe të përcjellë normat dhe parimet etike të atij që e mban shkruan shqiptarja.com

Udhëzuesi parashikon që drejtuesi i mbledhjes, seancës etj., nëse konstaton se deputeti ka veshje të papërshtatshme, e nxjerr jashtë deputetin për të përshtatur veshjen.

“Pamja, kontaktet për shkak të punës, veprimet dhe përshtypja e përgjithshme që deputetët japin në punë, janë faktorë të rëndësishëm edhe për ruajtjen e reputacionit të institucionit të Kuvendit, i cili duhet të jetë në përputhje me tendencat mbizotëruese në nivele institucionesh të ngjashme.

Të gjithë deputetët, pavarësisht gjinisë, duhet të jenë të vetëdijshëm që të kenë një pamje të jashtme zyrtare, profesionale dhe të përshtatshme.

Është përgjegjësi e drejtuesit të seancës, ose në përgjithësi të drejtuesit të mbledhjes ose ftuesit të një takimi, që të monitorojë respektimin dhe të tërheqë vëmendjen për respektimin e kodit të veshjes nga deputetët. Në rast se drejtuesi i seancës së komisionit, seancës plenare ose i organit të Kuvendit konstaton mosrespektim të Rregullores, fton deputetin të largohet dhe të përshtatë veshjen”, thuhet në udhëzues.

Vijat e kuqe për burrat

Udhëzuesi parashikon disa vija të kuqe sa i takon veshjes së deputetëve. Në udhëzues janë marrë dy modele, që duhet të respektohen nga meshkujt. Modeli i parë për meshkujt parashikon këmishë me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata serioze/jo të rastit / të shkujdesura (casual).

Gjithashtu rekomandohet të vendosin një kravatë, e cila duhet të jetë e lidhur mirë. Modeli nuk parashikon atlete, por vetëm këpucë serioze. Meshkujt duhet të shmangin aksesorët dhe stampat e dukshme, duhet të jenë gjithmonë të rruar ose në çdo rast me mjekër dhe flokë të kuruar e të rregullt.

Modeli i dytë i përket Kombeve të Bashkuara, i cili parashikon kollare dhe një këmishë serioze, zyrtare. Xhaketat janë të rekomandueshme, por nuk kërkohen. Pantallonat duhet të jenë zyrtare dhe të vishen me këmishë. Xhinset ose pantallonat e shkurtra nuk janë të duhurat dhe janë të papranueshme. Këpucët duhet të jenë zyrtare dhe të përshtatshme për eventin.

Vijat e kuqe për femrat

Femrat nuk duhet të veshin fundet e shkurtra, dekoltetë, veshjet pa mëngë, materialet sportive ose ekstravagante (xhinse, lëkura) ose ngjyrat e forta; këpucë zyrtare të mbyllura para dhe të shmangin takat e larta (mbi 7 cm), platformat, si dhe ngjyrat e forta; nëse duhet të përdorin bizhuteri, ato duhet të jenë fine dhe elegante; të shmangin tualetin e tepruar (të përdorin ngjyra të lehta) dhe parfumin e tepruar; të shmangin aksesorët e mëdhenj dhe me ngjyrë të fortë; të shmangin lyerjen e thonjve, prerjen e flokëve dhe përdorimin e ngjyrave, në mënyrë ekstravagante.

Modeli dytë për femrat

Modeli i OKB që duhet të respektojnë deputetet e shqiptare parashikon një bluzë e këndshme, por dekolteja nuk duhet të jetë e dukshme. Për ta bërë veshjen të duket akoma më mirë, xhaketa do të ishte perfekt. Të gjitha femrat duhet të veshin pantallona, gjatësia e të cilave të jetë poshtë gjurit.

Nëse vishet fustan, ai duhet të jetë serioz, zyrtar, i përshtatshëm për eventin dhe jo fustan mbrëmje. Fustani nuk duhet të jetë i hapur sa të arrijë skajet e shpatullave. Gjatësia e fustanit duhet të jetë deri poshtë gjurit. Duhet mbajtur parasysh tё mos jetë i ngushtë, me përjashtim të pjesës së belit. I njëjti rregull aplikohet dhe për fundet. Nëse femrat dëshirojnë të veshin funde, gjatësia e tyre duhet të jetë deri poshtë gjurit. Po ashtu kërkohen dhe këpucë serioze. Fundet sportive dhe shapkat e plazhit nuk lejohen. Rregulli i prerë është jo dekolte të tepruar, jo shpatulla jashtë dhe jo gjunjë të zbuluar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here