Deputeti gjerman ja thotë troç serbëve: Pa njohjen e Kosovës , nuk ka anëtarësim në BE

0
140

Gjatë vizitës së tij në Beograd, deputeti gjerman i CDU-së së Angela Merkelit, Peter Beyer u tregua tepër i drejtpërdrejtë   ku theksoi se pa njohjen e Kosovës, vendi nuk anëtarësohet në BE. Mediat serbe e kanë quajtur këtë si “dush i ftohtë për Beogradin”, sepse asnjë politikan tjetër europian nuk e ka thënë artikuluar kaq hapur një kërkesë të tillë. Qëndrimi i deputetit të Merkelit i ka gjetur të papërgatitur politikanët serbë, të cilët nuk kanë dhënë deri tani asnjë përgjigje. Beyer ishte i pari që në Beograd e ndërlidhi publikisht normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, me anëtarësimin e Serbisë në BE, thotë për DW Dragan Gjukanoviç, nënkryetar i Qendrës për Politikën e Jashtme.

Duket se SHBA po përfshihet gjithnjë e më shumë në këtë proces. Është menduar se do të kërkohet nga Serbia njohja e Kosovës. Por kërkesa e paraqitur nga deputeti gjerman do të sfidojë edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sipas ekspertit, sepse Beogradi ka këmbëngulur deri tani te tregoje se linja e kuqe e Serbisë është kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të tjerë analistë janë të mendimit se Beogradi do të insistojë gjithnjë e më shumë për ripërcaktimin apo korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të heqë dorë nga kërkesat e mëparshme për mosnjohjen e pavarësisë së tij, si kusht për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here