“Përse nuk frymëzon Basha?”, Shehi: Nuk ka të njejtën karizëm si Berisha por…

0
514

Kryetari i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, teksa  ka komentuar situatën aktuale politike në vend, u ndal edhe tek kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Rezart Xhaxhiu, se përse nuk frymëzon Basha, ai tha:

“Nuk është se nuk frymëzon Basha, por ai është gjëja e re pas 25 vjetësh, pasi nga një krah kemi pasë z.Nano dhe Ramën dhe nga ana tjetër ka qenë i vetëm Berisha. Tashmë është edhe Basha, i cili është më i ri. Ai nuk ka të njëjtin karizëm si z.Berisha.
Basha është mjaftueshëm opozitar, mjaftueshëm i ndryshëm e mjaftueshëm modern për të bërë ndryshimin. Nuk është se historia nuk përsëritet, ajo përsëritet por do kohën e saj”.

Ndërsa u ndal tek varianti i opozitës së zgjeruar, Shehi tha se të zgjeruar quan aleancën me qytetarin, ndërsa shtoi se shpesh herë më shumë punë po bëjnë analistët se partitë opozitare.

“E quaj të zgjeruar aleancën me qytetarët. Unë e gjykoj se disa nga analistët, gazetarët intelektualët, bëjnë shpesh herë më shumë punë se partitë që i shtohen aleancës.

P.sh. z.Plasari i cili nuk ka për të gjuajtur kurrë me gurë xhamat e opozitës, ai është intelektual. Ai është një aset opozitar”, – tha Shehi/ faxweb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here