Aktrimi i Lali Erit ska fund! Tani dhe në gjykatë. Mohon pa pikë turpi se…

0
218

 

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i paditur nga këshilltarët demokratë të Tiranës për rritjen abuzive të çmimit të ujit ka interpretuar rolin e njeriut të “të turbulluar shpirtërisht” nga akuzat “e padrejta” që i janë veshur atij.

Lidhur me këtë padi, sot ai ka dalë para togave të zeza me pretendimet se ndihet “i turbëlluar shpirtërisht”, ndërsa gjykata ka vendosur s akuzat e këshilltarëve të djathtë ndaj Veliajt janë të pavërteta, e kësisoj ka dënuar këshilltarin Akil Kraja me 250 mijë lekë gjobë për shpifje.

Pas përfundimit të gjyqit, Akil Kraja ka dhënë një prononcim për mediet, ku është shprehur se “Erion Veliaj arriti me debatin e shpifjes, me Rilindjen e drejtësië, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, që sot të kërkosh demokraci, një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, ti mund të dënohesh.

Është një vendim fatkeq që mbron një kryebashkiak gënjeshtar”.

Sipas Krajës, “ai është një kryebashkiak gënjeshtar që u paraqit sot para Gjykatës së Rrethit Tiranë si një viktimë “e turbulluar shpirtërisht”.

Më tej në vijim të deklaratës së tij, KRaja ngriti dyshimet se gjykata mund të ketë pasur presione në këtë gjykim.

“Gjykata dha një vendim të pakuptueshëm, kam kurajon qytetare që ta them se mbase po, mund të ketë pasur edhe presione në këtë gjykim, gjyqtarët janë të shqetësuar, sepse një Veting po kalon nëpër këmbë dhe jam kurioz se çfarë do të thojë “i turbulluari shpirtërisht”, – tha Kraja.

Prononcimi i plotë:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here