Në Shqipëri kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrënjët e tij. Kumari “merr status elitar me 5 yje”, thotë deputeti opozitar.
Deputeti i LSI-së Edmond Panariti në një reagim ironik ka deklaruar se qëllimi i qeverisë është monopolizimi i kumarit dhe jo shkulja e tij.
Reagimi i plotë i deputetit Edmond Panariti
Në Shqipëri, kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrenjet e tij!
Sepse ndryshe nga më parë, ai merr status elitar me pese yje! Nuk ka asgje parimore në çështjen e kumarit, basteve, lojrave të fatit, sepse po të kishte, të gjitha keto do të shpalleshin të jashteligjeshme në teresine e tyre. Sepse, nese e konsideron një të keqe kumarin dhe nëse e kish seriozisht luftën ndaj tij , politika mund ti drejtohej popullit me pyetjen e thjeshte referendare: “Ta mbajme apo jo kumarin si aktivitet të ligjshem mes nesh?” Ne këtë rast : “Jo” , do të ishte pa diskutim pergjigja masive plebishitare.
Dhe çështja mbyllej! Por kjo nuk ndodh, sepse nuk eshte ky qellimi.. Qellimi eshte monopolizimi i ketij vesi dhe jo shkulja e tij. Prandaj të pakten kursejani moralizimet qytetareve të këtij vendi, për gjoja shpetim nga një e keqe e madhe, parandalim te dramave familjare, ndarjes te burrave nga grate, luftes ndaj krimit e trafiqeve… etj.
Të gjitha këto vazhdojne të mbeten, por tani vetem në kategorine me pese yje!