Kufiri greko-shqiptar, vëndtakimi i shkëmbimit të drogës

0
148

 

Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt vëndeve fqinje mbetet një problematike e madhe. Kështu rasti i radhes ka të bëjë me kapjen e 3 çantave që përmbanin marijuanë.

Të paktën 47 kg marijuanë janë gjetur të fshehura në kufirin greko-shqiptar. Siç raportohet droga u gjet në një zonë pyjore e quajtur Loridha në Sajaedhe të Igumenicës. Nga policia greke janë gjetur të paktën 3 çanta që përmbanin 42 pako me 47 kg e 224 gramë marijuanë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here