Shpërthen Vasili: Rama-gate po thellohet orë pas ore, grushti i shtetit në sytë e të gjithëve”

0
236

Deputeti i LSI-se Petrit Vasili, pas publikimit të fakteve të reja nga PD-ja sesi qeveria ka fabrikuar një dëshmitar të rremë për të mbrojtur të dënuarin për trafik droge, Agron Xhafajn dhe vëllain e tij, ministrin e Brendshëm.

“Faktet tronditese më të fundit të inkriminimit të qeverisë në mbulimin kriminal dhe korruptiv të audiopërgjimit të vëllait të ministrit, plotësojnë qartë pamjen e Rama-gate, thënë ndryshe, grushtit të shtetit në veprim u shpreh Vasili

POSTIMI I PLOTE

 

“Faktet tregojne qartë, regjinë e kryeministrit për të inskenuar aktorë, për t’i paguar dhe për t’u ofruar garancitë e paprekshmërisë së tyre. Qeveria, që ka çuar përpara drejtësisë, drejtorë, specialistë, infermierë e plot e plot njerëz thjesht dhe vetëm me faktet e emisioneve televizive investigative, sot mbulon përgjimet – pjesë e dosjes së audiopërgjimit.

Qeveria, që ka çuar ne burg njerëz për denoncimet në portalin e saj, sot, e mbështetur nga kryeprokurorja, po mbulojnë sheshit një krim shtetëror.
Kryeprokurorja po shkel mbi çdo ligj dhe mbi institucionin që ajo vetë drejton, në emër të borxhit që ka ndaj kryeministrit që e votoi me 69 vota.

Rama-gate po thellohet orë pas ore dhe grushti i shtetit tashmë është në sytë e të gjithëve. Rama-gate është pa rrugëdalje për të.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here