Rama, gazetarëve: Keni filluar edhe ju hashashin?! Murati: I pari kryeministër që na akuzon se…

0
444

Live Debati/ Kryeministri Edi Rama është vendosur në siklet me sa duket nga biseda në studion e “Dritare me Rudinën” në News24 sot me tre gazetarë të njohur.

Përballë Robert Rakipllarit, Andi Telës dhe Erl Muratit, kryeministri disa herë ka lëshuar akuza nga ato të zakonshmet për nivelin e medias, duke iu kërkuar të mos e ndërprisnin.

Ndërsa në një moment, pyetja e gazetarit Erl Murati ka pasuar nga një shpjegim i moderatores Rudina Xhunga, Rama madje ka guxuar të ngrejë aludime se gazetarët kishin konsumuar drogë.

Rama: Keni filluar dhe ju hashashin?

Xhunga: Tani që e mbyllët ju e nisëm ne.

Murati: Ju lutem ruani etikën. Nuk na ka akuzuar ndonjë kryeministër se kemi konsumuar hashash. Ju lutem ruani etikën!

Rama: Ishte shaka.

Xhunga: Dhe ne shaka e morëm. Të ruajmë debatin/ balkanweb.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here