Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përplasjet mes maxhorancës dhe opozitës dje në Bruksel.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Paloka sulmoi Ramën, ndërsa tha se ky i fundit vazhdon me propagandën bajate se “opozita po nxin dhe turpëron Shqipërinë”. Sipas Palokës, turp për Shqipërinë është që Tahiri, Xhafa dhe Balla, diskutohen në kancelarit e BE.