Ligjin sot e bën pistoleta dhe paratë e drogës

0
159

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar që në krye gjatë takimit me gazetarët sot se tokën dhe detin e kontrollojnë 100% bandat si në Elbasan, si në Shkodër si në Vlorë.

Në Elbasan, Basha akuzoi kryebashkiakun Sejdini dhe deputetin e PS, Taulant Ballën për lidhje me krimin.

Në Shkodër, Basha akuzoi ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin si personin kryesor që kontakton me bandën e Bajrave.

Në Vlorë, Basha theksoi se pas Habilajve, është banda e Xhafajt që ka marë nën kontroll territororin, tokën dhe detin.

Kjo situatë ka ardhur nga shkatërrimi i strukturave të drejtësisë. Ato nuk guxojnë t’i prekin bandat, sepse ato kanë mbështetjen e shtetit. Pasuria e bandave nuk po prket. Krimi po shijon frutet, po pastron pasuritë. Ligji Antimafia që është ën fuqi që nga viti 2008 nuk vepron fare. Ligjin sot e bën pistoleta dhe parat e drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here